Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja distancohet nga deklarata e Ramës: Nuk kemi qenë pjesë e konsultimeve për kultivimin e kanabisit për arsye mjekësore


Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale bëri me dije se nuk ka qenë pjesë as e hartimit dhe as e konsultave të draft raporteve në lidhje me planet për legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore.

Pas kërkesave të disa mediave, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk kanë qenë të përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e draft raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore”-thuhet në postim.

Postimi në Twitter i Delegacionit të BE-së në Tiranë

Ndërkohë deklaratën e tij në lidhje me hartimin e draftit për kultivimin e kanabisit mjekësor Rama e bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Kemi thuajse një vit që punojmë për këtë. Edhe pak do të jetë gati. Nuk bëjmë asnjëherë një punë të pakonsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj, dhe ekspertë të huaj të nivelit të lartë. Por gjëja kryesore është konsultimi me eksperienca të tjera. Nuk kemi ardhur të shpikim, por të mësojmë sa më shumë. Shumë shpejt drafti do të jetë gati dhe do të hapet për diskutim publik. Ashtu sikundër drafti i aministisë fiskale i cili fillimisht po diskutohet me disa institucione ndërkombëtare” u shpreh Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *