Pronarët e kafshëve shtëpiake në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë duke braktisur kafshët e tyre gjatë bllokimit, kjo për shkak të pretendimeve se ato mund t’i ngjisin koronavirusin, shkruan Daily Mail.
Gjatë bllokimit, organizata RSPCA ka marrë më shumë se 1.600 raporte të kafshëve të braktisura në Mbretërinë e Bashkuar nga pronarë, të cilët kanë frikë se mund të kapin vetë virusin ose që nuk mund ta përballojnë më kujdesin për kafshët e tyre.
RSPCA tani do të nisë një fushatë për të ndihmuar në thyerjen e pretendimeve të rreme dhe për të ndihmuar pronarët me plane urgjente për t’u kujdesur për kafshët shtëpiake nëse ata vetë përfundojnë në spital. Pronarëve të sëmurë gjithashtu do t’u kërkohet të shfaqin një mesazh në dritaren e tyre duke paralajmëruar të tjerët se ka një kafshë brenda shtëpisë së tyre.
Në muajin mars, Chris Laurence, siguroi publikun se nuk kishte prova që kafshët shtëpiake mund të kontraktonin koronavirusin, duke i kërkuar të mos i braktisin kafshët e tyre.
“Ne jemi të brengosur se ndryshimi i shpejtë dhe informacioni konfliktual po i lë pronarët e kafshëve shtëpiake të hutuar dhe të shqetësuar. Ata prej nesh që punojnë me kafshët janë të shqetësuar se këto informacione mund t’i lënë kafshët në rrezik pasi mund të përfundojnë të braktisur nga familjet në ankth se ata paraqesin rrezik ose se nuk dinë si mund të kujdesen për to gjatë izolimit.”- tha ai.