Vendosni fjalën kyçe....

Dikur simboli i qetësisë, Suedia po përballet me kriminalitet në rritje (Video)


Policia në Suedi po heton pasi një bandë hapën zjarr ndaj një restoranti të McDonald me një pushkë AK-47. Të shtënat janë një nga dy incidentet e dhunshme ndaj dyqaneve të McDonald në Suedi.

Të shtënat u kapën në videot e shpërndara në mediat sociale të enjten. Aty duket një pasagjer i maskuar në një mjet ‘BMW’ që qëllon me një armë automatike ‘Kallashnikov’.

Kur një tjetër person që ndodhet në mjet i thotë ‘të qëllojë’, ai hap zjarr duke zbrazur karikatorin ndaj dyqanit.

Sipas gazetës suedeze ‘Expressen’, policia e krehu skenën e krimit, që ndodhi në një periferi veriore të Stokholmit, duke gjetur disa gëzhoja.

Incidente të tilla po kthehen në normë në Suedi, një vend që dikur ishte kryëfjalë për paqen dhe stabilitetin.

Sipas statistikave të qeverisë, dhuna është rritur me shepjtësi në nëntokën kriminale me më shumë se trefish që nga viti 2012.

Vrasjet janë dyfishuar, ndërsa sulmet, dhuna seksuale, kërcënimet dhe ngacmimet gjithashtu janë rritur të gjitha që nga viti 2015.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *