Presidentja e grave të Partisve Popullore Evropiane dhe parlamentare BE-së Doris Pack, ka reaguar kundër veprimeve të fundit të kryeministrit Edi Rama për Teatrin Kombëtar dhe dhunën e ushtruar nga policia ditën e sotme ndaj disa protestuesve në sheshin Skënderbej.
Dy veprimet e fundit, shkruan Pack, tregojnë fytyrën e vërtetë të Ramës edhe pse ka bërë premtime në takime evropiane.
“Shqipëria dëshiron fillimin e negociatave me BE-në. Ky akt i Ramës, duke e dhënë Teatrin në duart e mikut të tij të vërtetë plus aksionin brutal të policisë në Ditën e Evropës tregojnë fytyrën e vertetë pas premtimeve të tij në kaq shume takime evropiane”-shkruan Pack.