Mbretësresha Elizabeta në 75-vjetorin e fitores ndaj nazizmit iu adresua popullit të saj duke e bërë daljen e saj të dytë në pak javë.
Në fjalimin e saj ajo përdori të njëjtat fjalë të cilat babi i saj përdori në fitoren ndaj nazizmit 75-vite më parë duke dhënë kurajo edhe për kalimin e koronavirusit.
“Kur shikoj vendin tonë sot dhe shoh se çfarë jemi të gatshëm të bëjmë për të mbrojtur dhe mbështetur njëri-tjetrin, unë them me krenari se ne jemi akoma një komb, të cilin ata ushtarë trima dhe marinarë do ta admironin edhe sot. Në fillim, pamja dukej e errët, fundi i largët, rezultati i pasigurt. Por asnjëherë mos u dorëzo, kurrë mos u dëshpëro”- tha ajo.