Vendosni fjalën kyçe....

“Fundjava e fundit”- tha Rama, rregullat e daljes për sot dhe nesër


Me shumë gjasa kjo do të jetë fundjava e fundit, që djemtë dhe vajzat mbi moshën 14-vjeçare e kanë të ndaluar të dalin nga shtëpia.

Lajmi u konfirmua ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama i cili edhe një herë tjetër zbuloi orarin e daljes për pensionistët, dhe për prindërit e fëmijët nën moshën 14-vjeçare.

Njëlloj si fundjavën e kaluar, pensionistët do të lejohen të dalin deri në orën 09.30, ndërsa prindërit me fëmijët nën 14-vjeç do dalin pas orës 17:30 dhe mund të qëndrojnë jashtë deri në orën 15:30.

 “Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç“, tha Rama ditën e djeshme.

Po ashtu, duke filluar nga e hëna do të zgjerohet harta e zonave të gjelbra.

 “Zona të Kuqe” do të mbeten vetëm bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier. Në këto bashki do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Por pjesa tjetër e vendit do të jetë e lirë për qarkullimin ndërqytetas me automjet privat, me një regjim orari që do të shtrihet deri në orën 21:00.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *