Dy punonjës të një kompanie interneti i ka zënë korrenti gjatë punës për shtrimin e një linje në Nikël, e sipas televizionit “News 24”, njëri prej tyre ka ndërruar jetë.
Punëtorët kanë qenë duke shtruar një linjë në Nikël, por kur kanë hipur në një shtyllë për të lidhur kabujt kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Për fat të keq njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është dërguar me urgjencë për në spital. Gjatë rrugës për të transportuar punonjësin për në spital, furgoni ka përplaur një person me biçikletë.
Gjendja e personit të aksidentuar nuk dihet ende.