Vendosni fjalën kyçe....

Johnson telefonon Putinin, i kërkon ndihmë për gjetjen e një vaksine


Kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që Rusia të ndihmojë duke luajtur një rol më të integruar në përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit.

Gjatë një telefonate, Johnson e ftoi Putinin që të marrë pjesë në një samit global për vaksinën që do mbahet muajin e ardhshëm, shkruan Evening Standard.

Ndërsa i tha udhëheqësit rus, që mbetet “pengesa” në zhvillimin e marrëdhënieve më të forta bilaterale midis dy kombeve, Johnson megjithatë hapi derën për të punuar “së bashku” për të gjetur një vaksinim kundër Covid-19.

Mbretëria e Bashkuar do të jetë pritëse e udhëheqësve botërorë në samitin në fjalë, që synon të bashkojë udhëheqës botërorë, donatorë dhe prodhues të vaksinave.

Marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë kanë qenë të tensionuara që nga vendosja e një agjenti nervor të gradës ushtarake tek ish-agjenti rus, Sergei Skripal, në vitin 2018.

Informatori i MI6 dhe e bija i mbijetuan sulmit në Novichok por më vonë një grua vdiq.

Mbretëria e Bashkuar ka tejkaluar Italinë dhe Spanjën me numrin e viktimave, me mbi 30,000.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *