Janë kthyer nga Italia 60 infermierët e grupit të dytë që shkuan për të ndihmuar kolegët e tyre në vendin përtej Adriatikut në luftën ndaj koronavirusit.
Ata janë pritur në Rinas nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ndërsa lajmin për mbërritjen e ka shpërndarë Ogerta Manastirliu.
“Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian. Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet covid zonën e Marche në Itali”-shkruan Ministrja e Shëndetësisë.
Inferimierët ishin pjesë e grupit të dytë që shkuan në Itali për të ndihmuar vendin fqinj që shërbyen në zonën e Marche ndërsa më herët është kthyer edhe grupi i parë prej 30 mjekë dhe infermierë.
Në ditën e fundit në Itali ka rënë fluksi i rasteve me koronavirus, si në viktimat dhe të infektuarit e rinj.