Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Qeveria grabiti Teatrin për një natë


Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha foli për vendimin e qeverisë për t’i kaluar Teatrin Kombëtar si pronë bashkisë së Tiranës.

Basha tha se pavarësisht se ndodhemi në kushtet e pandemisë, qeveria ka gjetur mënyrën për të kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, Teatrin Kombëtar, që ai e quan “një grabitje” e realizuar brenda natës.

 “Mbrëmë brenda natës morën vendim për të grabitur Teatrin Kombëtar, merret vendimi dhe botohet në fletore zyrtare brenda natës, ndërsa për të ndihumuar shqiptarët i duhen 2 javë, kur duhet të ndihmojnë njerëzit edhe me pikatore, mendohen shumë, kur vjen puna për të grabitur i bëjnë brenda natës. Në këtë situatë ku ndodhet vendi me një qeveri që po e lë ekonominë në rënie të lirë ajo që po ndodh në vende të tjera do jetë disa herë më e rëndë. FMN e thotë se paketa e ndihmës direkte është vetëm 0,86 përqind e PPB, ndaj do kemi rënie ekonomike që luhadet prej 5 deri në 7 %”,– tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *