Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Dhuna ndaj qytetarëve, kremtimi më i shëmtuar në Ditën e Evropës


Kreu i Shtetit Ilir Meta, publikoi videon e shoqërimit të aktivistëve që protestuan në sheshin Skënderbej kundër masave kufizuese dhe ndryshimeve ligjore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga virusi SARS COV2.

Meta e ka quajtur dhunën e policisë ndaj aktivistëve, kremtimin më të shëmtuar për Ditën e Evropës.

Presidenti thekson se e drejta e protestës garantohet nga Kushtetuta edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë🇦🇱 gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.
E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta.
Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet.
ZËRI I QYTETARËVE DUHET DËGJUAR!”-
shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *