Vendosni fjalën kyçe....

“Policia ka gjakosur njerëz këtu” – thirrja e Altin Goxhajt nga brenda komisariatit (VIDEO)


Altin Goxhaj

Katërmbëdhjetë veta u shoqëruan sot nga policia, pas protestës së Shoqërisë Civile në Sheshin Skënderbej. Mes tyre edhe avokati i njohur Altin Goxhaj.

Ky i fundit është dëgjuar duke bërtitur nga brenda komisariatit, se ka njerëz që janë goditur me grushta e janë të gjakosur. Ai thotë se po qëndrojnë në një ambient të ngushtë 14 veta, përkundër faktit se rrezikojnë për shkak të pandemisë së COVID-19.

“I kam kërkuar shefit të policisë, që të marrë masa urgjente, sepse nuk mund të qëndrojmë 14 veta, në 5 metra katror. Është tentativë për vrasje. Policët janë të gjithë pa numra, kanë goditur me grushta, kanë gjakosur njerëz këtu.“ – dëgjohet zëri i Goxhajt nga brenda komisariatit.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, i bëri thirrje policisë pas shoqërimit të dhunshëm të protestuesve që të evitojë ekstremitetet dhe të marrë parasysh të drejtën e qytetarëve për protestë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *