Vendosni fjalën kyçe....

Rama fton Metën e Bashën në një tryezë


Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot presidentin Ilir Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Basha që të ulen në një tryezë, lidhur me çështjen e integrimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave me BE-në.

“Ne po përgatitemi për negociatat e anëtarësimit. Tani që kërkohet përgatitja serioze për konferencën ndërqeveritare, plani i punës është i detajuar dhe duhet të vazhduar të konsultohet hap pas hapi. Këtu duhen të gjithë aktorët, edhe pse qeveria mban peshën kryesore. Ne jemi gati për t’u ulur në një tryezë të gjerë me presidentin, kryetarin e opozitës dhe të gjithë aktorët e tjerë përfaqësues të institucioneve të pavarura, të drejtësisë, Në një tryezë ku të shprehim vullnetin e përbashkët, secili të bëjë detyrat e veta, jo për t’u imponuar të tjerëve që të bëjnë detyrat e tyre, por për një mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces, që deri më sot nuk më rezulton se ka një mendje tjetër.”- deklaroi Rama.

Ai sot zbuloi dhe emrin e kryenegociatorit të Shqipërisë me BE-në, që do të jetë ambasadori i karrierës Zef Mazi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *