Vendosni fjalën kyçe....

Rama zbulon emrin e kryenegociatorit të Shqipërisë me BE-në


Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp pas takimit, Rama tha se është gati që të ulet në një tryezë me Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe aktorët e tjerë për çështjen e integrimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave. E po ashtu ai zbuloi emrin e kryenegociatorit të Shqipërisë me BE-në, duke thënë se do të jetë ambasadori Zef Mazi.

“Ne po përgatitemi për negociatat e anëtarësimit. Tani që kërkohet përgatitja serioze për konferencën ndërqeveritare, plani i punës është i detajuar dhe duhet të vazhduar të konsultohet hap pas hapi. Këtu duhen të gjithë aktorët, edhe pse qeveria mban peshën kryesore. Ne jemi gati për t’u ulur në një tryezë të gjerë me presidentin, kryetarin e opozitës dhe të gjithë aktorët e tjerë përfaqësues të institucioneve të pavarura, të drejtësisë, Në një tryezë ku të shprehim vullnetin e përbashkët, secili të bëjë detyrat e veta, jo për t’u imponuar të tjerëve që të bëjnë detyrat e tyre, por për një mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces, që deri më sot nuk më rezulton se ka një mendje tjetër.

Të gjithë duan integrimin e Shqipërisë në BE. Kemi ngritur edhe grupin negociator. Është momenti për ta thënë emrin e kryenegociatorit, një personalitet pa të sharë, edhe pse nuk ka hezituar të kritikojë edhe qeverinë tonë, kjo është një arsye më shumë për ta përfshirë në këtë proces. Një personalitet i diplomacisë shqiptare, i gjithë pranuar për dijen dhe aftësitë e tij, qoftë kur ka kryer misione, qoftë kur ka kryer detyra të rëndësishme, ambasadori Zef Mazi. Ai do të jetë kryenegociatori. Shpresoj me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare dhe presidentin të japim të gjithë një kontribut”- tha Rama.

Zef Mazi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *