Vendosni fjalën kyçe....

Salianji pas procedimit të tij nga policia: Agresion propagande, pa asnjë vlerë ligjore


Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur pas procedimit penal nga policia, lidhur me takimin që pati një ditë më parë me fermerët në Divjakë.

Salianji tha në një lidhje me “Skype” me televizionin “News24” se procedimi i tij nuk ka asnjë vlerë ligjore.

 “Procedimi, agresion propagande, me asnjë vlerë ligjore. Biseda u zhvillua në një ‘zonë të gjelbër’. Do të vijoj që të takoj qytetarët, nuk tërhiqem”, tha Salianji.

Ish-deputeti u takua mesditën e djeshme me fermerët, të cilët akuzuan qeverinë se i ka braktisur. E sot policia njoftoi se ka proceduar penalisht gjashtë persona lidhur me protestën, tre prej të cilëve janë pjesë e strukturave të PD-së së Divjakës.

Policia thotë se ata organizuan grumbullime të paligjshme në kundërshtim me masat e vendosura nga qeveria për frenimin e pandemisë së COVID-19.

Njëri është Ervin Salianji, tjetri është një këshilltar i PD-së Marjus Seitaj, si dhe kryetari i degës së kësaj force politike në Divjakë, Julian Gjini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *