Vendosni fjalën kyçe....

Së shpejti një film për “arratisjen” e Harry-t dhe Meghan-it nga Pallati Mbretëror


Vendimi i Princit Harry dhe Meghan Markle për t’u larguar nga detyrat mbretërore dhe jeta e tyre pas martesës dhe lindjes së djalit, do të kthehet në një film.

Rrjeti i Lifetime ka njoftuar se po punon për një film të tretë për historinë e “Harry & Meghan”, në lidhje me shkëputjen e diskutueshme të çiftit nga kurora pas lindjes së djalit të tyre Archie.

Siç shkruan ET, filmi me titullin “Harry & Meghan: Arratisja nga Pallati” do të prezantojë jetën e tyre si prindër të rinj dhe se si ata janë përballur me presionet e të qenurit personazhe publike gjatë marrjes së vendimit për të “krijuar një jetë të re sipas kushteve të tyre”.

Më parrë janë realizuar dy filma për historinë e princit britanik dhe aktores amerikani.

Një ishte ai i vitit 2018 “Harry and Meghan: A Royal Romance”, i cili eksploroi lidhjen e parë të çiftit dhe marrëdhënien që çoi deri në dasmë.

Tjetri ishte ai i vitit 2019, “Harry and Meghan: Becoming Royal”, që zbuloi gëzimet dhe sfidat e pashprehura të jetës brenda familjes mbretërore gjatë vitit të parë të martesës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *