Vendosni fjalën kyçe....

Shoqërimi i protestuesve me dhunë, Basha: Sjellje tipike e një regjimi


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur “sjellje tipike të një regjimi” shoqërimin që iu bë paraditen e sotme protestuesve të Shoqërisë Civile.

 “Është e njëjta gjë që ndodhi dje dhe pardje, e dënoj me ashpërsi maksimale këtë shellje prej regjimi. Është shkelje elementare e të drejtave të njeriut, ky trajtim që i bëhet njerëzve që protestojnë për liritë dhe të drejtat kushtetuese nuk ka gjasë të ndodhë në një vend që pretendon të hapë negociatat me BE, është ngjarje tipike për një regjim.

Asnjë gjendje e fatkeqësisë natyrore nuk kufizon të drejtën për të prorestuar, qytetarët marrin masa për të respektuar distancën që të mos shkelen udhëzimët që kanë të bëjnë me shëndetin, por nëse kushtet zbatohen, asnjë shtet veç diktaturës nuk ka të drejtë të kufizojë këtë liri themelore”-tha kryedemokrati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *