Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj i përgjigjet Metës për Teatrin: Po bën rezistencë për tallashin


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit e paralajmëroi se do bënte një padi të dytë kundër tij lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Fillimisht Veliaj bëri një postim në Twitter të shoqëruar me emoji-n e gomarit: “Ne tironcit kemi një shprehje për ata që fusin hundët në punën e tjetrit: Graj gomarin tat”.

Më pas ai ka shpërndarë postimin e Metës ku e paralajmëron për padinë, duke thënë se i duket impresionuese rezistenca për tallashin, duke iu referuar godinës së Teatrit Kombëtar.

“Impresionues zelli per ngrehinen prej tallashi me shkrepset e presuara me alga per dopolavoron e kazermave fashiste

Po per kostumet e Ndrek Luces, bobinat me zerin e Kadri Roshit e dhjetra vlera do reagoni? Kane 3 vjet qe i ha mola e miu sepse zaptuesit tuaj i mbajne peng!”- shkruan Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *