Pandemia ka shkaktuar probleme të shumta financiare në mbarë globin dhe futbolli është një nga sektorët që është prekur.
Klubet kanë vendosur të kufizojnë shpenzimet madje edhe ato që njihen për financa të forta. Te PSG-ja një numër i madh lojtarësh pritet të largohen gjatë merkatos së verës.
Emrat e përfolur deri tani janë ato të sulmuesit Cavani si dhe mbrojtësve, Meunier, Kurzawa e Tiago Silva.
Cavani sipas të gjitha gjasave do kthehet në Itali ku kërkohet nga Napoli e disa ekipe të tjera. Ndërsa për Tiago Silvën është e mundur një karrierë në Azi apo SHBA.
Po kështu sulmuesi brazilian Nejmar pritet të largohet nga ekipi francez për t’u rikthyer te Barcelona.