Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: SPAK-u dhe Ministria e Shëndetësisë koordinim perfekt për tenderat sekretë


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në rrjetet sociale e ka quajtur koordinim prefekt mes SPAK dhe Ministrisë së Shëndetësisë hetimin për tenderat sekretë.

Bardhi sqaron se Ogerta Manastirliu i ka dërguar me 3 javë vonesë dokumentet për tenderat e zhvilluar ndërsa SPAK nga ana tjetër nuk ndërhyn por pret dhe rinjofton se do shkojë t’i marrë vetë.

Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë! SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javen tjetër, behu gati se do vijmë ti marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie!”-shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *