Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19, falimenton kompania e dytë më e madhe ajore në Amerikën e Jugut


Avianca Holdings SA, linja ajrore e dytë më e madhe e Amerikës Latine, paraqiti kërkesën për falimentim të dielën, pasi afati i pagesës së bonove u afrua dhe pasi nuk arriti dot të merrte ndihmë nga qeveria e Kolumbisë për të mbijetuar nga kriza e koronavirusit.

Avianca vlerësoi detyrimet midis 1 miliardë deri në 10 miliardë dollarë në  kërkesën e paraqitur në Gjykatën e Falimentimit të SHBA-së për Qarkun Jugor në Nju Jork.

“Avianca po përballet me krizën më sfiduese në historinë tonë 100-vjeçare,” tha CEO-ja, Anko van der Ëerff, në një deklaratë për shtyp.

Nëse nuk arrin të dalë nga falimentimi, Avianca do të ishte një nga transportuesit e parë të mëdhenj në të gjithë botën që falimenton për shkak të Covid-19, që ka rezultuar në një rënie prej 90% të udhëtimit global ajror. Avianca nuk ka fluturuar një fluturim të planifikuar që nga fundi i marsit.

Avianca është gjithashtu një nga linjat ajrore më të vjetra në botë, si dhe një burim krenarie për kolumbianët. Ajo kaloi në falimentim në fillim të viteve 2000, por u shpëtua asokohe nga një sipërmarrës nafte i lindur në Bolivi, German Efromovich.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *