Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk hedh në gjyq Kaliforninë, e pengoi të rihapte fabrikën e makinave


Disa orë pasi CEO-ja i Teslas, Elon Musk, tha që ai do zhvendosë fabrikën e prodhuesit të automjeteve nga shteti i Kalifornisë, kompania paditi qarkun Alameda, duke akuzuar zyrtarët për ‘kundërshtimin’ e ligjeve të shtetit, për të lejuar rihapjen e fabrikës.

Procedimi gjyqësor vjen pas një reagimi në Twitter të shtunën vonë, që pa Musk duke e quajtur zyrtarin kryesor të shëndetit të qarkut të Kalifornisë ‘injorant’, pasi autoritetet lokale refuzuan t’i japin kompanisë dritën e gjelbër për të rihapur fabrikën e saj me më shumë se 10,000 punëtorë në Fremont për shkak të kufizimeve të koronavirusit.

Në reagimin e tij Musk akuzoi autoritetin lokal shëndetësor se ‘vepronte në kundërshtim me Guvernatorin, Presidentin, liritë tona Kushtetuese!’ përpara se të zotohet të kundërshtojë urdhrin në gjykatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *