Fotot e rralla që tregojnë pamje të Betejës së Berlinit janë publikuar për herë të parë, si pjesë e një serie shkrimesh të RT në 75 vjetorin e fitores mbi fashizmin.
Artistja braziliane, Marina Amaral, e famshme për ngjyrosjen e fotove historike, u dha këtyre fotografive një jetë të dytë, duke shtuar ngjyrën në një nga betejat më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore.
Për 75 vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore, RT ka publikuar një retrospektivë të rrallë të operacionit të Berlinit me pamjet e marra nga arkivi i Muzeut Qendror të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse. Fotot e rralla nuk janë paraqitur kurrë më parë për publikun e gjerë, janë postuar në llogarinë ‘Victory Pages’ në Facebook.
Tanke që ecin rrugëve të Berlinit, ushtarë sovjetikë në çatinë e Reichstag, një pamje e Berlinit të shkatërruar, e gjithë kjo mund të shihet tashmë në foto me ngjyra.