Greqia ka vendosur të lehtësojë disa kufizime, të vendosura më herët për shkak të pandemisë Covid-19.
Në 24 orët e fundit vendi fqinj nuk ka regjistruar asnjë vdekje lidhur me koronavorusin e ri ndërsa kanë raportuar vetëm 6 raste të reja të prekur.
Të hënën, shumica e dyqaneve me pakicë do të hapen dhe maturantët e shkollave të mesme do të kthehen në shkollë për t’u përgatitur për provimet e pranimit universitar në mbarë vendin, i cili do të zhvillohet në muajin korrik.
Një zëvendësministër i qeverisë tha se rreth 25 përqind e të gjitha bizneseve të detyruara të mbyllen në mes të marsit do të rihapen nesër, me rreth 155,000 njerëz që do rikthehen në punë.
Shumë nga dyqanet do të kenë orë të vona të hapjes dhe të gjithë do të duhet të zbatojnë masa për distancimin social. Qendrat tregtare, restorantet dhe baret mbeten të mbyllura.