Pesëdhjetë persona humbën jetën në qytetin Adenit në Jemen për shkak të etheve Chikungunya, sipas një zyrtari anonim të qeverisë.
Më shumë se 3000 persona u infektuan, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti për Agjencisë Anadolu.
Guvernatori i rrethit Sheikh Othman të Adenit në Jemenin jugor është gjithashtu midis të vdekurve, tha burimi.
Besohet se sëmundja lindi për shkak të kënetave që u shkaktuan nga një katastrofë përmbytjeje më 21 prill.
Tetë persona, përfshirë pesë fëmijë, vdiqën dhe shtëpitë u shkatërruan pjesërisht ose plotësisht nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Aden.
Ethet Chikungunya janë një sëmundje virale që përhapet nga pickimet e mushkonjave të infektuara.
Sëmundja zgjat nga pesë deri në shtatë ditë dhe shpesh shkakton dhimbje të forta trupi e temperaturë të lartë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.