Kroacia mori sot vendimin për hapjen e kufijve të saj me vendet fqinje ndryshe nga rekomandimet e deritanishme të BE-së.
Kroatëve u lejohet të dalin jashtë vendit apo të kthehen aty duke respektuar rregullat e vendosura nga autoritetet vendase.
Në vendim thuhet se qytetarët e vendeve anëtare të BE-së dhe anëtarët e familjeve të tyre, si dhe qytetarë të vendeve të treta me qëndrim afatgjatë, kanë të drejtë të hynë në Kroaci për biznes apo çështje tregtie.
Të drejtë hyrje në Kroaci kanë edhe personat me të drejtë qëndrimi në bazë të direktivave të tjera të BE-së ose të drejtës nacionale.
“Kur ka arsye biznesi ose arsye ekonomike, shtetasit e huaj do të jenë në gjendje të hyjnë në Republikën e Kroacisë në përputhje me rekomandimet e CNIPH, dhe shtetasit e huaj që udhëtojnë për arsye urgjente personale.” – tha ministri i Brendshëm dhe Shefi i Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, Davor Bozinoviç.
Ai shtoi se pasagjerët në kufi do të marrin detaje udhëzime se si të silleni, por kjo nuk përfshin vetëizolim.