Vendosni fjalën kyçe....

Kufizimet e Covid-19, më shumë se 1 mijë persona në radhë për ushqime falas në Gjenevë


Më shumë se 1.000 persona u radhitën në Gjenevë, Zvicër, për të marrë pako ushqimore falas. Masat anti-Covid19 që janë vendosur që nga mesi i marsit kanë prekur një numër të madh personash.

Qindra njerëz dolën të marrin ushqim falas nga organizatat bamirëse në një nga qendrat kryesore financiare në botë, që zakonisht njihet për pasurinë e saj. Ndërsa të mbledhurit duhej të ndiqnin rregullat e distancës shoqërore, vargu shtrihej për më shumë se 1.5 kilometër.

Ata që ishin më në nëvojë për ndihma, e zunë radhën që në orën 5 të mëngjesit, sipas shoqatës Caravane de Solidarite, organizatorja kryesore e shpërndarjes së ndihmave.

“Është hera e gjashtë që grupi po shpërndan ushqime që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë në vend, i tha AFP-së, shefja e organizatës, Silvana Mastromatteo.

Ajo vuri në dukje se numri i atyre që kërkojnë ndihmë është rritur me çdo herë. Pjesa dërrmuese e personave që kërkojë ushqim janë emigrantë pa dokumente që punojnë e jetojnë në Zvicër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *