Pas Inter, Napoli e Fiorentina, në skenë del edhe Lazio. Sipas mediave italiane, Lotito ka filluar të mendoj për sezonin e ardhshëm, kërkon një mbrojtës të ri, në këtë pikë nuk mund të mungonte as emri i Kumbullës, i kthyer në një fenomen, një nga lojtarët më të lakuar në merkato.
Lazio dhe presidenti Lotito kanë një marrëdhënie shumë të mirë me klubin e Verona ndërsa “xholi” më i rëndësishëm në këtë tratativ është pa diskutim Igli Tare.
Drejtori Sportiv i Lazios është një nga emrat më të rëndësishëm në merkato italiane, kryeqytetasit gjithashtu janë një skuadër që sezonin e ardhshëm pritet të luaj në Champions, një ekip ku Kumbulla mund ta kishte gjithashtu më të lehtë të luante si titullar.
Problemi më i madh edhe për Taren është konkurrenca e fortë, brenda dhe jashtë Italisë.