Vendosni fjalën kyçe....

Matje temperature mëngjes-darkë e ushqime në dhomë, në fund të majit hapen plazhet në vend


Plazhet në mbarë vendin pritet të hapen në fund të muajit maj.

Deklarata është bërë nga drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj në një intervistë për TV Klan.

Ajo tha se hotelet në mbarë vendin e subjektet e plazhit i kanë marrë masat e duhura për distancim fizik.

Në rërë pushuesit nuk do lejohet të qëndrojnë më afër se 3.5 metra nga njëri-tjetri e një vrojtues në plazh do sigurojë që këto masa të zbatohen.

I njëjti rregull vlen edhe për ujin ku pushuesit do mbajnë të njëjtën largësi. Ushqimi ndërkohë do u shërbehet pushuesve në dhoma e nuk do jetë me vetëshërbim.

Ndërkohë në mëngjes e darkë një punonjës i shëndetësisë do masë temperaturën e pushuesve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *