Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj aludimeve: I jemi përgjigjur SPAK për hetimin e tenderave, i kemi dërguar dokumentacionin


Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me një lajm të publikuar në media se nuk ka kthyer përgjigje për pyetjet e dërguara nga Prokuroria e Posaçme anti-korrupsion (SPAK).

Sipas njoftimit të Ministrisë, se shkresa përcjellëse është firmosur më datë 8 Maj me dokumentacionin dhe shkresat e kërkuara nga organet e drejtësisë.

Faksimile e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar SPAK

Më tej thuhet se në këtë ministri që prej 27 prillit Kontrolli i Lartë i Shtetit po vijon kontrollin.

“Në vijim të një artikulli të botuar sot në media, informojmë qytetarët se në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, më datë 8 Maj 2020 është firmosur shkresa përcjellëse (faksimile bashkëlidhur) me dokumentacionin e të gjitha procedurave të kërkuara nga organet e drejtësisë.

Siç e kemi deklaruar nga dita e parë, jemi të hapur për hetime nga organet e drejtësisë. E vërteta është se asgjë nuk është fshehur dhe dosjet janë në dritën e diellit. Që prej datës 27 Prill, në Ministrinë e Shëndetësisë po vijon punën Kontrolli i Lartë i Shtetit, për të gjitha procedurat e zhvilluara në situatën e pandemisë, për mjetet e nevojshme për mbrojtjen e stafeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese për pacientët e prekur nga COVID19.

Stafi i Ministrisë së Shëndetësisë ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin që i është vënë në dispozicion Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të njëjtën gjë po bën edhe me SPAK.

Ministria e Shëndetësisë shpreh edhe një herë gatishmërinë për bashkëpunim me organet e drejtësisë, duke i vënë në dispozicion dokumentacionin e plotë”, njofton MSH.

artikullin e publikuar nga Report Tv thuhej se Ministria e Shëndetësisë nuk i ishte përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga SPAK duke zbuluar edhe disa nga pyetjet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *