Zhvillimi i teknologjisë po zëvendëson me shpejtësi punët që dikur kryheshin nga njeriu. Ato kanë gjetur vend thuajse në të gjitha fushat e prodhimit.
Kompania e njohur amerikane e prodhimit të pajisjeve bujqësore, John Deere, ka zhvilluar një koncept të një traktori që punon pa pilot.
Mjeti ka një fuqi prej 680 kuajsh/fuqi dhe sipas kompanisë ai do jetë më efikas se çdo mjet tjetër.
Ai është i lehtë dhe kompakt dhe i pajisur me një sistem drejtimi që e lejon të marrë kthesa të ngushta dhe mund të kryejë disa funksione për të cilin do duheshin disa njerëz.