Një raport shpërthyes pretendon se Presidenti Kinez Xi Jinping personalisht i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom ‘të vonojë një paralajmërim global’ për kërcënimin nga COVID-19 gjatë një bisede në janar.
Gjermania Der Spiegel publikoi akuzat këtë fundjavë, duke përmendur informacionin nga Shërbimi Federal i Inteligjencës i vendit, i njohur si ‘Bundesnachrichtendienst’ (BND), raporton Daily Mail.
Sipas BND: ‘Më 21 janar, udhëheqësi i Kinës Xi Jinping kërkoi nga shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus të bllokojë informacionet rreth një transmetimi nga njeriu në njeri dhe të vonojë një paralajmërim pandemik.
“BND vlerëson se politika e informacionit e Kinës vonoi me katër deri në gjashtë javë për të luftuar virusin në të gjithë botën”.
Menjëherë pas këtyre deklaratave OBSH-ja doli me një deklaratë duke i quajtur akuzat “të pabaza dhe të pavërteta”.
‘Dr Tedros dhe Presidenti Xi nuk folën më 21 janar dhe ata kurrë nuk kanë folur me telefon. Raporte të tilla të pasakta shpërqendrojnë dhe dëmtojnë përpjekjet e OBSH-së dhe botës për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19, ‘thuhet në deklaratë.
Deklarata vazhdon: “Kina konfirmoi transmetimin nga njeriu te njeriu për koronavirusin më 20 janar (para bisedës telefonike të pretenduar).
“OBSH deklaroi publikisht në 22 Janar se “të dhënat e mbledhura … sugjerojnë që transmetimi njeri-me-njeri po ndodhte në Wuhan.”