Vendosni fjalën kyçe....

“Strategjia e qeverisë në kohë pandemie, të vjedhë e dhunojë qytetarët” – Balliu publikon videon


Demokrati Klevis Balliu ka deklaruar se strategjia e qeverisë në kohë pandemie është të vjedhë e dhunojë qytetarët e të vjedhë me tendera sekretë.

Ai ka publikuar një video me disa mesazhe lidhur me atë që po ndodh në vend së fundmi.

Në video theksohet se 3 milionë shqiptarë janë të barabartë me një oligark te unaza ndërkohë që qeveria nuk ka dhënë asnjë ndihmë për familjet në nevojë.

Po kështu në video thuhet se qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit për interes të oligarkisë ndërsa miliona euro janë shpenzuar me aferën korruptive me Teatrin Kombëtar.

“Strategjia e qeverisë në kohë pandemie. Të vjedhë e të dhunojë qytetarët. Të vjedhë përmes tenderave sekretë. 3 milionë shqiptarë të barabartë me një oligark te Unaza. Asnjë ndihmë për familjet në nevojë. Miliona euro për aferën korruptive me Teatrin Kombëtar. Në këtë krizë ekonomike ku qeveria ka vetëm shkopinj gome për qytetarët, ata janë lënë në mëshirë të fatit për interes të oligarkisë. Qytetarët me barkun bosh kurse pushtetarët me xhepat plot. Krimi nuk mund të na udhëheqë.” – janë mesazhet e përcjella në video.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *