Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Përmet.
Një person ka thyer një dyqan në pronësi të shtetasit Z.J duke arritur të marrë një shumë parash.
Policia lokale ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin me iniciale A.P.
“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.P banues në Përmet. gjatë natës në lagjen “Varrosh”, Përmet dyshohet se ka vjedhur me thyerje në dyqanin e shtetasit Z. J.autori ka vjedhur një shumë parash. Punohet për kapjen e autorit”- thuhet në njoftimin e policisë.