Vendosni fjalën kyçe....

11 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 895 numri total


IKSHPK-ja ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, dy persona janë shëruar.

Numri total i të prekurve tani është 895, ndërsa 657 persona janë shëruar.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Studime e epërme), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), komuna e Prishtinës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Ferizaj.

IKSHPK kërkon që të zbatohen rekomandimet në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kriza e pandemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *