Në Italia kurba e rasteve të vdekjes nga koronavirusi shënon ulje ngritjet e saj duke regjistruar 179 të vdekur në 24 orët e fundit, 14 më shumë se dje.
Ndërsa rastet e infektimeve të reja kanë zbritur nën 1 mijë duke regjistruar në orët e fundit 744 persona.
Totali i viktimave shkon në 30,739 kurse të infektuarit e regjistruar deri më sot janë 219,814.
13,539 janë persona aktivë me COVID-19, nga të cilët 999 prej tyre në terapi intensive.