Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Qeveria nuk respektoi procedurat për tenderat, pagoi 1.9 milionë euro më shumë për pajisjet mjekësore


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përsëriti edhe një herë se tenderat e kryer nga Ministria e Shëndetësisë janë abuzivë pasi duke mos respektuar procedurat kanë blerë më shtrenjtë pajisjet.

Bardhi tha së në një tender Ministria ka paguar 1.9 milionë euro më shumë pasi nuk respektoi procedurat ligjore.

Në një tender që ne e kemi denoncuar për pajisjet mjekësore, e gjithë fatura nëse do të ishin respektuar procedurat do të ishte 1.6 milionë euro, ndërkohë qeveria ka paguar 3.5 milionë euro”-tha Bardhi në emisionin “Opinion”.

Më tej Bardhi tha se procedura sekret për tenderat zhvillohet vetëm për kontrata sekrete të sigurisë kombëtare dhe jo për pajisje mjekësore apo letra higjienike.

Ligji lejon kontrata sekrete kur bëhet fjalë për siguri kombëtare apo interesa thelbësore të shtetit”, ndërsa deklaroi se një tender sekret është konsideruar edhe ai për blerjen e letrës higjenike në spitalin infektiv”-tha Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *