Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Reforma duhet mbyllur brenda majit, shumica do reformë të njëanshme


Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Bylykbashi, dha një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes mes katër anëtarëve të këshillit.

Ai tha se shumica vijon të hedhë poshtë propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore ndërsa i bëri thirrje që të mbledhjen e radhës të paraqesë propozime konkrete në mënyrë që reforma të mbyllet brenda muajit maj.

Bylykbashi shtoi se opozita është e gatshme të ecë përpara dhe ka bërë propozime konkrete lidhur me reformën.

“Ajo që ngulëm këmbë është se para se të ecim më tutje duhet të jetë e qartë se cili është vullneti i mazhorancës mbi propozimet e opozitës lidhur me një çështje madhore. Brenda 31 majit Reforma Zgjedhore duhet të përmbyllet. Deklaratat e Gjiknurit tregojnë mungesën e vullnetit politik të mazhorancës për të bërë një punë të bazuar në konsensus. Ne kërkojmë shprehjen e qartë nga mazhoranca, cili është vullneti i saj politik lidhur me cështjet e mëdha që shtron OSBE, për të cilat opozita ka bërë propozime konkrete. Është mazhoranca që deri më sot nuk ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me cështjet e sthruara, por vetëm refuzime. Është mirë që mazhoranca pa humbur kohë në mbledhjen e radhës të vijë me qëndrime konkrete. Ne çështjet e mëdha që kemi shtruar do të çojnë te zgjidhjet finale, sa i përket kodit. Nuk mund të shtrohen çështje, pa adresuar çështjet themelore të kodit. Ne jemi të gatshëm të ecim përpara.” – tha ndër të tjera Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *