Kryebashkiaku Veliaj e ka quajtur Europa Nostran një OJF që jep mendime.
Deklarata e Veliajt erdhi teksa para pak ditësh qeveria i kaloi Bashkisë, truallin e Teatrit Kombëtar, ndërsa Europa Nostra e kishte shpallur më herët Teatrin Kombëtar si një nga 7 trashëgimitë kulturore të rrezikuara në Europë.
Ndërsa nuk harroi të sulmojë edhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit duke thënë se ata kur ishin aktorë teatri luanin Bingo aty, ndërsa sot dalin dhe e mbrojnë.
“Europa Nostra është OJF. Sot Tirana është më e mirë. Do prishet një gjë e vjetër, që të bëhet një gjë e re. Ata që luanin bingo part-time kur ishin aktorë te Teatri, sot dalin dhe e mbrojnë.” – tha ndër të tjera kryebashkiaku.