Në këto momente Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së po zhvillohet për herë të parë online duke respektuar rregullat e distancimit fizik.
Në këtë asambke, presidenti i FSHF-së Armand Duka ironizoi kryeministrin Edi Rama për mungesën e bashkëpunimit për rinisjen e aktiviteteve sportive.
“Do të doja të falenderoja dhe qeverinë për bashkëpunimin për ndërtimin e stadiumit të Kukësit dhe për dhënien e truallit për ndërtimin e shtëpisë tonë të futbollit, por dhe për faktin që në këtë kohë pandemie na injoroi dhe e falenderoj për mosbashkëpunimin dhe injorimin që bëri qoftë për ndihmën financiare të personave që punojnë në futbollin shqiptar, por dhe për rinisjen e kampionatit”, deklaroi Duka.