Vendosni fjalën kyçe....

E rrëmbyer prej afro dy vitesh nga terroristët në Afrikë, kush është SIlvia Romano e cila u rikthye në Itali, polemikat që shkaktoi


Silvia Romano gjatë pritjes në aeroportin e Ciampino nga kryeministri Guiesppe Conte

Vullnetarja italiane, Silvia Romano, e rrëmbyer në Kenia më 20 nëntor 2018 dhe  që u lirua të shtunën pas 18 muajve të rrëmbimit , u kthye në Itali këtë të dielë me një  avion që zbriti në aeroportin Ciampino.

Në aeroport, Romano u prit nga familja e saj, Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio dhe Kryeministri Giuseppe Conte.

Gruaja e re pasi zbriti nga avioni përshëndeti me dorë dhe e qeshur të pranishmit ndërsa mbante veshur një  fustan të gjelbër tradicional islamik dhe një maskë anti-koronavirus në fytyrë.

Pas takimit me familjarët është marrë në pyetje për 4 orë në Prokurorinë e Romës ku ka rrëfyer detaje nga qëndrimi i saj n duart e grupit fondamentalist.

“Tani quhem Aisha, dhe është një zgjedhje e ija spontane e bërë rreth 5 muaj nga rrëmbimi në Afrikë. Kam emrin e vajzës së Abu Bakir, kalifi i parë islamik e cila u martua me Profetin Muhamet dhe e konsideruar “nëna e besimtarëve”, tha ajo.

Konvertimi im në Islam, erdhi pasi kërkova të lexoj Kuranin. Nuk jam detyruar e nuk më është ushtruar asnjë dhunë fizike . Rrëmbyesit ishin të armatosur dhe nuk i pashë kurrë në fytyrë pasi e kishin të mbuluar e më kanë trajtuar mirë. Më premtuan se nuk do të më vrisnin dhe e mbajtën fjalën. Gjatë këtyre muajve kam mësuar gjuhën arabe e rrëmbyesit më kanë shpjeguar motivet e këtij akti si dhe kulturën e tyre. Procesi i konvertimit në Isalm ka qenë i ngadaltë, një zgjedhje e imja e as jam martuar e as nuk jam në lidhje sentimentale me ndonjë nga rrëmbyesit“-ka rrëfyer 25 vjeçarja italiane.

Më pas ajo ka rrëfyer se rreth 1 muaj pas rrëmbimit në Kenia është transportuar në Somali dhe çdo tre muaj ndryshonin vendbanimin. “Nuk ma kanë trajtuar si të burgosur, isha e lirë të lëvizja brenda banesave ku fshiheshim që ishin përherë në mbikqyrje.”

Silvia Romano në Afrikë

Me deklaratat e saj dhe dyshimet se për të është paguar një shumë e majme nga shteti italian te terroristët ku mbahej peng, në politikën italiane u krijuan polemika.

Ka qenë deputeti Vittorio Sgarbi i cili ka kërkuar arrestimin e saj pasi sipas tij ajo duhet të pendohet.

Shteti italian u poshtërua nga terroristët, të cilët dolën fitimtarë nga ky operacion, Askush nuk vë në dyshim që është një lajm i mirë lirimi i saj, por ky shtet që nuk ia doli të lirojë Aldo Moron, duke zgjedhur linjën e fortë me Brigadat e Kuqe, ky shtet sot nuk bëri gjë tjetër por financoi terroristët duke paguar një shumë milionere”, shkruan Sgarbi.

Madje deputeti Vittorio Sgarbi ka kërkuar arrestimin e aktivistes italiane, e cila sipas tij është e radikalizuar në fenë myslimane. Ai tha se ajo duhet arrestuar për bashkëpunim me grup terrorist.’ “Ose të pendohet, ose të arrestohet si bashkëfajtore me terroristët”, tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *