Vendosni fjalën kyçe....

Fqinjët e gjetën mes gjakut në oborrin e shtëpisë, ndërron jetë shqiptari në Greqi


Një shqiptar 65-vjeçar është gjetur i plagosur rëndë në kokë dhe në gjoks, mbrëmjen e kaluar në Artemida, në Greqi.

Mediat lokale shkruajnë se shqiptari u gjet nga fqinjët e tij në një lumë gjaku, në oborrin e shtëpisë së tij. Ishin ata që njoftuan autoritetet.

Ekipi i DIAS dhe një ambulancë mburritën në vendngjarje dhe morën shqiptarin e plagosur, duke e transportuar në spital. Por fatkeqësit shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk ia doli dot dhe ndërroi jetë.

Policia greke dyshon se në këtë rast, kanë të bëjnë me një vrasje me qëllim grabitjen. Megjithatë ende nuk ka të dyshuar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *