Vendosni fjalën kyçe....

Japonia nis së shpejti testimin e vaksinës anti-Covid19


Japonia pritet të fillojë testimet klinike për vaksinën e mudshme për trajtimin e Covid-19 në korrik, tha kryeministri Abe të hënën.

Duke iu drejtuar komitetit të buxhetit në parlament, Shinzo Abe zbuloi se puna për vaksinat po kryhet në disa institucione, duke përfshirë Universitetin e Tokios, Universitetin e Osakas dhe Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive.

Duke vërejtur se provat për vaksinat kishin filluar tashmë jashtë vendit, Abe tha: “Shpresoj që programet e vaksinimit të mund të bëhen të dobishme në datën më të hershme të mundshme.”

Abe shtoi se qeveria e tij po synon të aprovojë ilaçin kundër gripit Avigan si një trajtues të mundshëm për COVID-19 deri në fund të këtij muaji.

Javën e kaluar, qeveria Abe miratoi një ilaç tjetër antiviral – Remdesivir, i zhvilluar fillimisht si një trajtim i mundshëm për Ebolan – për t’u përdorur kundër koronavirusit të ri, duke e bërë kështu ilaçin e parë zyrtar të vendit për të trajtuar koronavirusin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *