Ambasadori i Maltës në Finlandë ka dhënë dorëheqjen pasi krahasoi kancelaren gjermane Angela Merkel me diktatorin nazist Adolf Hitler, shkruan BBC.
Në Ditën e Europës, Michael Zammit Tabona shkroi në rrjetet sociale: “Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë ne ndalëm Hitlerin. Kush do të ndalojë Angela Merkel? Ajo ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit! Të kontrollojë Europën”.
Më pas ai e ka fshirë postimin.
Ministri i Jashtëm i Maltës, Evarist Bartolo tha se Gjermanisë do t’i kërkohej falje. Bartolo i tha gazetës Times of Malta se ai e kishte udhëzuar ambasadorin të hiqte komentin direkt sa e mësoi këtë.