Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Syri TV” ka deklaruar se Rama në pushtet nuk ka ardhur në sajë të punës së tij në politikë por për aleancat e tij.
Kryemadhi ka thënë se me marrëveshjen e 17 majit, kreu i PD-së i dha oksigjen Ramës për të marrë mandatin e dytë të qeverisjes.
“Nuk do ta quaja, Ramën “kafshë politike” por një zvarranik politik. Pasi ai nuk ka fituar në politikë nëpërmjet punës duke mundur të tjetër por duke bërë aleanca me të Metën dhe Ruçin.
Basha i dha oksigjen Ramës në 17 maj, duke i dhënë mundësinë të rikonfirmohej në qeveri. Edhe në i kemi dhënë mundësi në 2013 duke bërë koalicion, Këto janë të vërteta dhe duhet t’i themi që të mësojmë nga gabimet tona”-tha Kryemadhi.