Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një intervistë për emisionin “Hard Talk” me Roland Qafokun deklaroi se situata me hashashin në vendin tonë është përmirësuar dhe gjithmonë e më tepër ka ardhur në ulje.
Madje Lleshaj tha se edhe në Londër mbillet kanabis në sasi të vogla, duke krahasuar situatën e vendin tonë me atë në Angli.
“Nuk kam dijeni, sigurisht që ka rëndom, ka raste që policia kap sasira të vogla, ka gjithmonë në ulje. Ky vit ka shënuar ulje akoma të rëndësishme. Duhet të keni parasysh që kanabis në sasi të vogla kultivohet edhe në Londër. Nuk është fjala që këtu e kemi zeruar ne çdo tentativë kultivimi por e kemi ulur. Raste sporadike ka, sigurisht që ka dhe përpjekja e Policisë së Shtetit për ta kontrolluar territorin në mënyrë rigoroze dhe për të goditur çdo rast vazhdon edhe sot. Tentativat tani janë të izoluara, në sipërfaqe shumë të vogla dhe në territore shumë të largëta. Kjo tregon se mbijetesa e këtij fenomeni në Shqipëri tashmë është e pamundur”- u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj”.