Vendosni fjalën kyçe....

Nga 18 maji rinisin operacionet e planifikuara në QSUT


Nga data 18 maj pritet që të rinisin ndërhyrjet e planifikuara kirurgjikale në spitalin e Kirurgjisë në QSUT.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, sipas së cilës, po planifikohet rihapja e përshkallëzuar e këtij shërbimi.

Ajo theksoi se vendimi për rihapjen e këtij shërbimi është marrë nga Komiteti Teknik, i cili ka vlerësuar situatën pas masave të marra në dy javët e fundit, me lehtësimet që kanë ndodhur.

Në vend numërohen 872 të prekur nga Covid-19 me 4 raste të reja ditën e sotme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *