Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja në Poliçan, policia jep detaje: Arrestohet autori i dyshuar


Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur në fshatin Jaupas të Poliçanit ku mbeti i vrarë me thikë shtetasi R.Ç 77 vjeç.

Në pranga është vënë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi H.Ç 37 vjeç.

Motivet e dobëta, thotë policia kanë qenë arsyet pse ka ndodhur sherri me pasojë vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e vrasjes me thikë të 77-vjeçarit.

Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *