Prezenca e OSBE-së në vendin tonë ka reaguar pas zhvillimeve të sotme lidhur me Reformën Zgjedhore dhe takimin e radhës të Këshillit Politik.
OSBE-ja në Tiranë thotë se takimi i sotëm shënoi një hap përpara në procesin e reformës duke mbështetur dakordësinë për të mbyllur draftin deri në 31 maj.
“Mbledhja e sotme e Këshillit Politik shënoi edhe një hap tjetër përpara në procesin e reformës zgjedhore. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e mirëpret dakordësinë e partive për ta përmbushur reformën zgjedhore në këtë forum deri më 31 maj dhe përsërit gatishmërinë e saj për të vijuar ta mbështetë këtë proces, së bashku me kolegët e OSBE/ODIHR-it”-thuhet në reagimin e OSBE-së.
Ditën e stome pati një përplasje mes opozitës së bashkuar dhe mazhorancën ku kjo e fundit deklaroi se opozita kërkon të fshijë gjithçka që është bërë deri më tani.