Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, opozita ka 3 kërkesa


Përfundon mbledhja online e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.  Në këtë mbledhje, përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bykykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkuan mbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore, duke e rinisur atë me propozimet e opozitës të lëna pa përgjigje nga qeveria.

3 janë kërkesat e opozitës:

  1. Reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj.
  2. Në këtë funksion, takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online.
  3. Puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qendrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *